Pengëmarrja në Gjermani, Merkel anulon fjalimin elektoral
Ka përfunduar pa lëndime pengëmarrja që nisi në orët e para të mëngjesit në qytetin Ingolstadit, në Gjermaninë jugore.Në person i armatosur ka mbajtur peng tre punonjës të bashkisë në qytetin e Ingolstadit rreth orës 9 të mëngjesit, ndërsa ngjarja ka detyruar kancelaren gjermane, Angela Merkel, të anulojë fjalimin e saj elektoral që kishte planifikuar për të Hënën pasdite në këtë qytet.Sipas forcave të policies, të cilat kishin rrethuar perimetrin e ndërtesës, pengjet mbaheshin në një sallë në bashkinë e qytetit bavarez, ndërsa midis tyre ishte dhe zëvendëskryetari i bashkisë, Zepp Mislbek, i cili ka qënë pengu i parë që është lënë i lirë, ndërsa dy të tjerët jaën lënë të lirë në orët e vona të mbasdites. Që të tre personat fatmirësisht nuk kanë pasur lëndime.Sulmuesi kishte dënime të mëparshme, dhe mbante një pistoletë me vete raportoi policia. Ndërsa motivet e rrëmbyesit 24-vjeçar janë ende të paqarta, pasi personi i armatosur nuk ka bërë të ditur asnjë kërkesë ndaj policisë e cila është në kontakt telefonik vazhdimisht me të.Mediat gjermane bëjnë të ditur se 24-vjeçari vuan nga probleme mendore dhe është pacient i një klinike psikiatrike, besohet se më parë ai ngacmonte një punonjëse të bashkisë. Raporte të pakonfirmuara thonë se punonjësja ishte njëra prej pengjeve. Ndërkohë autoritet e qytetit Ingolstad thanë se i riu është një i pastrehë.Kancelarja gjermane kishte planifikuar të mbajë një tubim elektoral me kryeministrin e Bavarisë, Horst Seehofer, në kuadër të zgjedhjeve të 22 Shtatorit .Zëdhënësi i partisë Kristian Demokratëve të Merkel-it tha se vizita e saj u anulua për shkak të pengmarrjes. Por nuk ka asnjë sugjerim për një lidhje ndërmjet dy ngjarjeve.Ingolstadi, një qytet me 125 mijë banorë, është themeluar në shekullin XIV dhe konsideroihet si një prej qyteteve më të qeta e me mirëqënien më të lartë në Gjermani.