Programi bërthamor, GNK kërkon bisedime direkte SHBA-Iran
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2013, 19:07
Grupi Ndërkombëtar i Krizave, me seli në Bruksel, ka kërkuar që Uashingtoni të mbajë takime private me Teheranin, lidhur me programin atomik iranian.Ky grup konsideron se kanali direkt dhe i besueshëm do të mundësojë fleksibilitet më të madh, sesa takimet aktuale publike ndërmjet gjashtë fuqive botërore dhe Iranit.Raporti i fundit i GNK-së, poashtu, thekson se për ta nxitur perspektivën për sukses, fuqitë botërore nuk duhet të imponojnë saknsione të reja kundër Iranit dhe të mos presin që Presidenti i ri iranian, Hassan Rohani, të ofroj koncesione madhore.Gjashtë fuqitë botërore: Britania, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, i kanë mbajtur disa runde të bisedimeve me Iranin, por pa ndonjë shenjë të kthesës madhore.