Egjipt, mbështetësit e Morsit kundër kompromisit

Autoritetet egjiptiane kanë paralajmëruar përsëri se shpërndarja e kampeve të demonstruesve anti-qeveritar është e pashmangshme, por dhjetëra mijëra demonstrues në kampet e ngritura në pikat kyçe të Kajros vazhdojnë të sfidojnë paralajmërimet e autoriteteve.Në kampin kryesor të protestuesve anti-qeveritar në Kajro, është e vështirë të shohësh frikën se kërcënimi për shtypjen e protestës po afron.Në rrugën jashtë xhamisë Rabaa al Adaweya, një grup i të rinjve luajnë futboll. Fëmijët shikojnë këtë lojë futbolli dhe duket sikur ata nuk  kanë njohuri për paralajmërimin e qeverisë për ndërhyrje në këtë kamp të portestuesve.Kampi është një qytet brenda qytetit, dhe pavarësisht nga kërcënimi për rrethimin e tij, policia vazhdon të jetë larg tij dhe më shumë njerëz vazhdojnë të arrijnë në kamp.Qeveria i quan kampet e protestuesve një kërcënim për sigurinë, duke vënë në dukje provokimet e disa protestuesve, dhe marshimet e përditshme që pengojnë trafikun në mbarë qytetin.Të dërguarit ndërkombëtarë janë përpjekur të gjejnë një zgjidhje për zhbllokimin e situatës. Të dielën, edhe kleriku Sheikh Al-Azhar ofroi ndërmjetësim. Por oferta e klerikut suni u refuzua nga protestuesit brenda kampit.Qeveria i ka portretizuar protestuesit nëpër kampe si radikalë të rrezikshëm ndërkohë që retorika islamiste është e pranishme kudo.