Qytetet zvicerane masa ndaj azilkërkuesve

Një qytet i vogël në Zvicër nuk do tw lejojë azilkërkuesit të përdorin disa mjedise publike. Qyteti  Bremgarten po ndalon azilkërkuesit nga 32 mjedise publike si bibliotekat, sheshet e lojrave dhe pishinat.Kjo masë ka shkaktuar indinjatë, veçanërisht mes grupeve të të drejtave të njeriut, të cilat thonë se kjo është një masë “raciste” dhe ato paralajmërojnë se mund të përhapet edhe në zona të tjera të vendit.Por analistët thonë se ndërkohë që politikanët në Evropën e goditur nga kriza ekonomike përdorin retorikën kundër imigrantëve si mënyrë për të fituar popullaritet, ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare duhet të mbrojnë të drjetat e emigrantëve.Titullari i zyrës federale zvicerane të imigracionit, Mario Gattiker, ka thënë se qyteti synon të shmangë konfliktet mes banorëve vendas dhe azilkërkuesve.Por grupet e të drejtave të njeriut thonë se kjo përbën ndërhyrje në të drejtat e njeriut të azilkërkuesve.Gerry Simpson, studiues i organizatës së të drejtave të njeriut Human Rights Watch, thotë se qeveria duhet ta bllokojë këtë masë.“Kjo përbën një rrezik të qartë, nëse qeveria zvicerane nuk e pengon këtë prirje në qytetin e parë që ndalon lirinë e lëvizjes, ne do të shohim që ky shembull do të ndiqet në gjithë vendin gjatë dy vjetëve të ardhshëm”.Qendra e pritjes në Bremgarten është e para mes nëntë qendrave që do të hapen për strehimin e azilkërkuesve në Zvicër.Kryetari i Bashkisë së qytetit tjetër, Menizngen, ku një qendër është në plan të hapet në vitin 2015, i ka thënë medias zvicerane se ka në plan të marrë masa të ngjashme. Azilkërkuesit, thotë ai, do të ndalohen nga grumbullimet pranë shkollave, për shembull.Ministri i Imigracionit, Gattiker, thotë se planet nuk prekin të drjetat e azilkërkuesve për lëvizjen e lirë, pasi nuk parashikohen ndëshkime në ligjin zviceran, nëse rregullat nuk respektohen.Por zoti Simpson thotë se azilkërkuesit mund të ndëshkohen nga rregullat e brendëshme të qendrave, duke mos i lajuar ata, për shembull, që të largohen  nga qendrat e strehimit.Simpson thekson se nëse qeveria nuk ndryshon qendrim, çështja duhet të paraqitet në gjykatë.“Ajo që duhet  është guximi i azilantëve, që të ankohen  ndaj këtyre rregullave në gjykatat e Zvicrës”.Ndryshimet e kohëve të fundit në ligjin zviceran e kanë bërë kërkimin e azilit më të vështirë, duke pëfshirë edhe refuzimin e statusit të azilantit edhe tek ata që janë kundërshtarë politike në vende të ndryshme, një masë kjo që ka patur ndikim të madh tek aplikantët nga Eritria.Qyteti Bremgarten ka një popullsi prej rreth 6500 banorësh. Qendra e saj e re e imigracionit mund të strehojë deri në 150 njerëz, por tani për tani atje janë vetëm disa dhjetra. Ata lejohen të largohen nga qendra nga ora 9 deri në orën 17 çdo ditë.Më pak se 50 mijë njerëz kërkojnë aktualisht strehim në Zvicër.