British Petroleum padit qeverinë amerikane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2013, 10:03
British Petroleum ka paditur Qeverinë amerikane pas vendimit të saj për të përjashtuar gjigantin e naftës nga nënshkrimi i kontratave të reja federale.Kompania britanike është shpallur fajtore për derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës, në vitin 2010.BP thotë se kërkon vendim gjyqësor që do të heqë ndalesën kundër saj të Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Ambientit.Zyrtarë të kësaj të fundit nuk kanë pranuar të komentojnë për rastin.Një shpërthim në prill të vitit 2010, në një bazë që operohej nga BP në Gjirin e Meksikës, ka shkaktuar vdekjen e 11 punëtorëve të naftës dhe derdhje të miliona litrave në det.