Egjipt, Prokurori edhe 15 ditë burg për Presidentin Morsi

Prokurori publik i Egjiptit ka zgjatur për 15 ditë masën e paraburgimit për presidentin e rrëzuar, Muhammad Morsi. Ai ndodhet në paraburgim për shkak të përgjegjësisë për vrasje dhe kontakteve me Hamasin.Morsi thuhet se ka qenë në kontakt me organizatën radikale palestineze, e cila i ka ndihmuar të ikë nga burgu më 2011.Mbështetësit e tij vazhdojnë të protestojnë në Kajro, derisa presidenti i parë i Egjiptit, i zgjedhur në mënyre demokratike të rikthehet në postin e tij.Një prej përkrahesve të Mursit tha se “askush s'mund të rrafshojë kampin. “Kjo mund të ndodhë vetëm mbi trupat e vdekur”. Ata janë të mendimit se grumbullimet dhe protestat jane një force legjitime dhe qëllimi i tyre është të përmbushet ligji islamik”.Të dielën në mbremje, një burim prej ministrise se Brendshme i tha BBC se “pastrimi i sheshit do të behet para lindjes se diellit dhe me shume gjasa, ky do të jete një proces gradual”.Por, me lindjen e diellit nuk pati shenja të shtimit të forcave të sigurisë për të zbrazur sheshin.Një zyrtar i Ministrisë se Brendshme Egjiptiane, i cituar nga "New York Times" tha se “fillimisht do të rrethoheshin dy zonat, për të kufizuar lëvizjen dhe për të ndaluar këdo që mund t'u sillte protestuesve ushqime dhe ujë. Me pas do të përdorej gazi lotsjelles dhe pompat e ujit”.Të paktën 300 persona kanë humbur jetën, pjesa më e madhe e tyre përkrahës të ish-presidentit Mohamed Mursit, në përleshjet që nisen pas rrëzimit të tij nga ushtria, më 3 korrik.