Dorëhiqet Kryeministri çek, vendi shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme
Kryeministri i Çekisë, Jiri Rusnok, ka paraqitur dorëheqje, pasi qeveria e tij nuk e mori votëbesimin në parlament javën e kaluar.Presidenti Milos Zeman, sot e ka pranuar dorëheqjen, por ka kërkuar që kabineti Rusnok ta vazhdoj punën derisa të emërohet kryeministri i ri.Rusnok ishte emëruar për kryeministër më 10 Korrik, pasi paraardhësi i tij, Peter Necas, paraqiti dorëheqje për shkak të një skandali për korrupsion.Presidenti Zeman e emëroi Rusnokun, që është aleat shumëvjeçar i tij, megjithë kundërshtimet nga partitë kryesore politike të Republikës Çeke.Parlamenti i Çekisë planifikon mbajtjen e një senace speciale gjatë javëve të ardhshme për të debatuar lidhur me shpërbërjen e vet dhe, rrjedhimisht, mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në favor të të cilave ishte shprehur edhe presidenti Milos Zeman.