SHBA, dënohet bosi i mafias irlandeze
Bosi i krimit të organizuar të Bostonit, James “Whitey” Bulger është shpallur fajtor për 11 vrasje dhe krime të tjera të kryera mes viteve 1970-1980, kur drejtonte bandën Winter Hill. Dënimi u dha nga juria pas katër ditë mbledhje dhe dy muaj seanca.James Bulger, një nga krerët historikë të mafias irlandeze në jug të Bostonit, sot 82 vjeç, konsiderohej një “i fortë” i vërtetë, saqë pseudonimi i tij “Whitey” ishte i njohur në të gjithë bregun lindor të SHBA.
Shpërblimi – Për vite të tëra ka qenë një prej personave më të kërkuar të Amerikës, saqë për të arritur tek ai FBI kishte vendosur mbi kokën e tij një shpërblim prej dy milionë dollarësh.Një bos aq i famshëm e i pamëshirshëm që u bë dhe frymëzimi i personazhit të interpretuar nga Jack Nicholson në filmin e Martin Scorseze, “The Departed”.
Vrasjet – Mes shumë krimeve të kryera, “Whitey” akuzohet se ka mbytur me duart e tij dy gra, se ka vrarë me gjakftohtësi me një plumb në kokë dy persona, pasi i kishte marrë në pyetje për disa orë dhe se ka qëlluar dy persona të tjerë teksa dilnin nga një restorant në jug të Bostonit.Për vite të tëra, imazhi i tij ishte ai prej të forti, por ai ishte gjithashtu i famshëm pasi u blinte shumë familjeve gjelin e detit për festën e falenderimit dhe ilaçe mjekësore në raste nevoje. Por më vonë reputacioni i tij prej bosi me fytyrë humane u rrënua kur filluan të zbuloheshin kufomat e viktimave të tij.Kafka e një prej viktimave e analizuar nga mjekësia ligjore
Gëzimi për dënimin – Edhe për këto mizori, vendimi për dënimin ka sjellë gëzim në qytet. Jashtë sallës së gjyqit, shumë të afërm të viktimave janë përqafuar nga gëzimi.“Ai vrau bashkëshortin tim. Prej vitesh e prisja këtë moment, por prap së prapë mbetet e vështirë për mua”, ka komentuar gruaja e një prej viktimave.Thomas Donahue ishte 8 vjeç kur Bulger i vrau të atin 31 vjet më parë. “Pas shumë, shumë vitesh u bë drejtësi. Teksa dëgjoja dënimin më vinte të fluturoja nga gëzimi”, komenton ai i emocionuar.