Video e sajuar e Kryeministrit, pasagjerët u përzgjodhën e u paguan
Video e kryeministrit norvegjez Jens Stoltenberg i shndërruar në një shofer taksie për një ditë në mënyrë që të kuptojë se cfarë mendojnë qytetarët për të, u cilësua pozitisht nga të gjithë mediat por një ditë më vonë shtypi norvegjez bën me dije se e gjithë historia ishte e sajuar.Shumë prej pasagjerëve që ksihin hipur në taksin e Kryeministrit Norvegjez, kur ai u zhndërrua fshehurazi si taksist për një ditë në Oslo në kuadër të fushatës zgjedhore, në fakt pasagjerët ishin zgjedhur nga një audicion, madje ata ishin paguar zbuloi gazeta norvegjeze “Verdens Gang”.Videoja u botua një muaj para zgjedhjeve parlamentare dhe shfaq Kryeministrin të veshur me uniformë dhe syze dielli, duke transpotuar pasagjerë në kryeqytet. Vetë Stoltenberg shpjegoi se ai donte me këtë mënyrë të vijë më afër me njërëzit e zakonshëm dhe të diskutojë me ta problemet që ata hasin.Gazeta, megjithatë, thyen këtë pretendim, duke zbuluar se pesë nga 14 pasagjerët që u shfaqen në video kishin qenë të përzgjedhur mbas një audicioni në rrugë."Rreth pesë njerëz të zakonshëm u pyetën nëse ata do të donin të marrnin pjesë në një video për Partinë e Punës të cilët nuk dinin asgjë, përveç se do ti merrte një taksi e partisë" konfirmoi zëdhënësja e Partisë Laburiste, Pia gulbrancen."Ata u befasuna me të vertet kur kuptuan se shoferi ishte kryeministri," shtoi Gulbrancen.Secili prej tyre ka marrë shumën prej 65 euro dhe askush nuk pagoi për rrugën pasi Kryeministri nuk ishe i autorizuar me leje taksi.Pronari i agjencisë së reklamave që u krye video, i cili është dhe mik i ngushtë i Kryeministrit norvegjez, shpjegoi për gazetën se ishte i nevojshëm audicioni në mënyrë që të gjenin pasagjerë në dispozicion në kohën e duhur, por edhe për të patur shumëllojshmëri.Videoja u prit me komente pozitive në faqet e rrjeteve sociale edhe pse shumica ishin ata të cilët treguan se fokusohet kryesisht në befasimin e pasagjerëve pavarësisht temave kryesore që donte Kryeminsitri të prekte.Të tjerë vërejtën se video nuk do ta ndihmojë Stoltenbergun për arritur diferencen e votave nga opozita e krahut të djathtë, e cila sipas sondazheve, ka një kryesim të gjerë për zgjedhjet e 9 shtatorit.