Venezuelë, shpërthen impianti i naftës
Zjarr i madh ka shpërthyer në një prej rafinerive më të mëdha të naftës në zonën Puerto La Cruz në Venezuela, 315 km në lindje të kryeqytetit Caracas.Sipas informacioneve paraprake, shaku i zjarrit ka qënë një rrufe, ndërsa zjarrfikësit arritën të vënë nën kontroll flakët pas katër orësh.Autoritetet detyruan evakuimin e banorëve të zonës përreth një kilometër larg, për arsye sigurie.Nga shpërthimi, nuk ka pasur lëndime, dhe sipas kompanisë shtetërore të naftës nuk ishte prekur rafinimi i naftës. Zëvendës-presidenti i kompanisë shtetërore të naftës, Asdrubal Chavez, ka thënë se flakët në një prej rafinerive më të mëdha të vendit të naftës janë shuar.Pas dy orësh që ekipet po luftonin me flakët, Presidenti Nicolas Maduro shkroi në rrjetin social Twitter se zjarri ishte venë "nën kontroll".Një shpërthim i ngjashëm në rafinerinë më të madhe të vendit vrau 55 persona vitin e kaluar.Rafineria e Puerto La Cruz prodhon 200.000 fuçi nafte në ditë, ndërsa është një nga gjashtë objekete e naftës shtetërore që operojnë në vend. Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës në botë.