VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (3 - 4 Qershor 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
pjesa më e madhe e kontinentit do të dominohet nga moti i paqëndrueshëm me vranësira, rrebeshe shiu, stuhi ere dhe breshër, ndërsa Gadishulli Iberik, Peloponezi, Ballkani dhe brigjet e Detit të Zi do të mbeten me diell dhe temperatura mbi 35°C.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, do të ketë kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave më të dukshme në Veri dhe Qendër. Temperaturat do të luhaten nga 10°C deri në 33°C, era do të fryjë deri në 30 km/h dhe dallgëzim 2 ballë.
Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, gadishulli Skandinav, ishujt Britanikë dhe Europa Qendrore do të përfshihen nga rrebeshe shiu, ndërsa brigjet e Egjeut, Detit të Zi dhe gadishulli Iberik do të mbeten me mot të kthjellët.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, paraditja do të dominohet nga vranësira në Veri dhe Qendër, ndërsa pasditja sjell përmirësim gradual të motit. Temperaturat do të variojnë nga 11°C deri në 31°C, era do të arrijë mbi 60 km/h dhe në brigjet detare pritet dallgëzim 3 ballë.

