Prezantimi si Oscar në diplomim/ Fëmija i Jennifer Lopez nis një kapitull të ri në jetë
Fëmija i këngëtares së njohur Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare pasi në ceremoninë e diplomimit u prezantua me emrin Oscar, duke përdorur identitetin dhe përemrat mashkullorë.
Sipas postimeve të lidhura me shkollën, 18-vjeçari është identifikuar si Oscar Jacob Muñiz dhe pritet të ndjekë studimet në Sarah Lawrence College, me fokus në teatër dhe arte pamore.
Ceremonia e diplomimit u zhvillua në Windward School në Los Angeles, ku Jennifer Lopez ishte e pranishme së bashku me familjarë të tjerë, përfshirë binjakun e tij Max dhe anëtarë të familjes së ish-bashkëshortit Ben Affleck.
Në të kaluarën, këngëtarja kishte përdorur edhe forma neutrale gjinore për të prezantuar fëmijën e saj në publik, ndërsa së fundmi ajo ka folur për emocionet e forta që po përjeton ndërsa fëmijët e saj po përgatiten të largohen nga shtëpia për të nisur jetën universitare.
Jennifer Lopez ka pranuar në intervista televizive se kjo periudhë është emocionalisht e vështirë për të, duke theksuar lidhjen e ngushtë me fëmijët e saj dhe ndryshimet që sjell rritja e tyre.
