Cara Delevingne flet hapur për orientimin e saj dhe dashurinë me Minke!

Cara Delevingne po jeton një nga periudhat më të qeta dhe më të sigurta të jetës së saj. Modelja dhe aktorja britanike ka folur hapur për seksualitetin e saj, marrëdhënien me partneren Minke dhe rrugëtimin personal që e çoi drejt pranimit të plotë të vetes.

Deklaratat e saj vijnë pasi gjatë një koncerti të Rosalías, Cara iu drejtua publikut duke thënë se është lezbike. Momenti u bë menjëherë viral dhe nxiti diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kujtuan marrëdhëniet e saj të mëparshme me burra.

Megjithatë, Delevingne nuk la vend për keqinterpretime. Ajo u shpreh se është plotësisht e lumtur me identitetin e saj dhe nuk ndjen më nevojën të shmangë etiketat.

“Njerëzve u pëlqen të komentojnë dhe të thonë se nuk jam lezbike sepse kam pasur lidhje me burra në të kaluarën. Por në këtë pikë të jetës sime jam shumë e lumtur të them se jam lezbike”, tha ajo.

Sot, ajo thotë se ndihet rehat me këtë përkufizim dhe se marrëdhënia me këngëtaren britanike Minke ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces.

Cara Delevingne flet hapur për orientimin e saj dhe dashurinë me

“Nuk mund ta imagjinoj veten me askënd tjetër për pjesën tjetër të jetës sime dhe dua të krijoj familje me këtë grua”, u shpreh ajo.

Delevingne pranoi gjithashtu se më parë kishte vështirësi ta përdorte fjalën “lezbike” për veten. Sipas saj, kjo lidhej me paragjykime dhe konflikte të brendshme që i morën kohë për t’i kapërcyer.

“Kishte diçka brenda meje që nuk më linte ta thoja apo ta pranoja atë fjalë”, tregoi ajo.

Modelja theksoi se përfaqësimi i komunitetit LGBTQ+ dhe shembujt e grave që kanë folur hapur për identitetin e tyre e ndihmuan të ndihej më e lirë dhe më e sigurt.

Në të njëjtën kohë, Cara nuk e fshehu admirimin për Minke, me të cilën është në një lidhje prej vitit 2022. Ajo e përshkroi partneren si mbështetësen e saj më të madhe, sidomos në aventurën e re artistike që ka nisur në muzikë.

Dyshja njihen prej shumë vitesh, që nga koha kur ndiqnin të njëjtën shkollë në Angli. Sot, lidhja e tyre duket më e fortë se kurrë, ndërsa Cara po shijon një periudhë të re si në jetën personale, ashtu edhe në karrierë, pas publikimit të projekteve të saj të para muzikore.