Dua Lipa sjell rikthimin e stilit “Le Smoking”: A po ndryshon moda e nuseve?
Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e botës së modës pasi u shfaq me një kostum nusërie të frymëzuar nga ikona Bianca Jagger, duke ringjallur një prej trendeve më të guximshme në historinë e stilit bridal.
Ky look, që nisi si një deklaratë rebelimi në vitet ’70 kur Bianca Jagger u martua me Mick Jagger me një kostum “Le Smoking” nga Yves Saint Laurent, është rikthyer sot si simbol i elegancës moderne dhe individualitetit.
Në ceremoninë e saj intime në Londër me aktorin Callum Turner, Dua Lipa u shfaq me një kostum nusërie në ngjyrë fildishi, të dizajnuar nga Daniel Roseberry për Schiaparelli, duke e kthyer veshjen klasike të nuses në një deklaratë moderne mode.
Stilistët vërejnë se ky trend po fiton gjithnjë e më shumë terren mes nuseve të reja, të cilat po largohen nga fustanet tradicionale dhe po zgjedhin kostume, set-e me dy pjesë dhe silueta minimaliste që shprehin personalitetin e tyre.
Sipas ekspertëve të modës, rikthimi i këtij stili nuk është thjesht nostalgji, por një ndryshim kulturor në mënyrën se si perceptohet nusëria më e lirë, më personale dhe më pak e kufizuar nga tradita.
