Atletet nuk dalin nga moda: ja si t’i bëni pjesë të një look-u modern...
Çelësi për t’i bërë atletet të duken moderne dhe jo të vjetruara varet plotësisht nga mënyra si i kombinon.
Edhe pse mund të keni dëgjuar ose parë të kundërtën, atletet mbeten një zgjedhje shumë e përdorur në botën e modës. Ato vishen për takime pune, udhëtime, fundjava dhe pothuajse çdo rast tjetër. Pavarësisht ngjyrës apo moshës së atyre që i veshin, sekreti për t’i bërë të duken elegante dhe bashkëkohore qëndron te kombinimi i tyre me veshjen.
Së fundmi, Halle Berry u pa në New York me një kombinim shumë të thjeshtë por elegant: një xhaketë të gjerë, këmishë dhe xhinse me prerje të lirshme në formë fuçie. Ajo e përfundoi pamjen me atlete bardhezi, një çantë me dorezë dhe syze të mëdha.
Ky kombinim i xhinseve të lirshme me atletet është i rëndësishëm sepse krijon një stil modern dhe të menduar mirë. Xhinsi i lirshëm përshtatet natyrshëm me stilin e rehatshëm të atleteve. Në të njëjtën kohë, xhaketa e madhe dhe këmisha e hapur i japin gjithë veshjes një pamje të lirshme dhe të pa sforcuar.

