FOTO/ Elegancë dhe diell, Hailey Bieber prezanton linjën e re të bukurisë!

Hailey Bieber ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve të saj me një seri fotografish të reja nga një set fotografik në një destinacion tropikal, të realizuar për promovimin e produkteve më të fundit të markës së saj të bukurisë, “Rhode”.

Modelja 29-vjeçare u shfaq me veshje verore elegante pranë detit dhe një vile luksoze, duke sjellë atmosferën perfekte të sezonit të verës. Në postimet e publikuara në Instagram, ajo prezantoi gjithashtu koleksionin e ri sezonal të markës së saj, i cili pritet të lançohet së shpejti.

Fotografitë u shoqëruan edhe me momente relaksi nga pushimet, ku Hailey shihet duke shijuar diellin dhe peizazhet tropikale, duke marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat.

Postimet e saj vijnë në një periudhë kur mediat ndërkombëtare kanë raportuar se Hailey dhe bashkëshorti i saj, Justin Bieber, mund të kenë luajtur rol në afrimin e mikeshës së tyre Kendall Jenner me aktorin Jacob Elordi.

FOTO/ Elegancë dhe diell, Hailey Bieber prezanton linjën e re të

Jenner dhe Elordi janë parë së bashku në disa dalje publike gjatë javëve të fundit, duke shtuar spekulimet për një romancë të mundshme mes tyre. Megjithatë, asnjë nga personat e përfshirë nuk ka komentuar publikisht mbi këto raportime.

FOTO/ Elegancë dhe diell, Hailey Bieber prezanton linjën e re të

Ndërsa për jetën private vazhdojnë të qarkullojnë, Hailey duket e fokusuar te biznesi i saj. Fotografitë e reja promovuese u bënë menjëherë virale, me ndjekësit që vlerësuan stilin, elegancën dhe suksesin e saj në industrinë e bukurisë.