"Duroj dh*nën në kockat e tim eti"/ Rama: Vazhdoni me Sazo Gurin dhe Arlind Dritëgjatin. O Fatos Lubonja, qëkur u ndave nga mua më tregon mafien...
"Është zgjedhja juaj, ma thoni dhe unë adaptohem se jam këtu me votën tuaj. I duroj të gjitha ato që më thonë perversitete që për fat të keq kanë rënë të jenë kundërshtarë politikë dhe të mitë, i duroj, por jo se i pranoj, duroj dhunë mbi kockat e tim eti. Mendoj se jemi këtu për ju dhe me ju.
Nëse dhe ju mendoni si ata, ma thoni dhe vazhdoni me këdo tjetër që dëshironi. Unë këtu nuk rri të vegjetoj, o do ta bëjmë Shqipërinë për atë vizion që më keni mbështetur, ose më thoni që keni një vizion tjetër dhe doni të shkoni me Sazo Gurin dhe Arlindo Dritëgjatin, jam ok unë.
Mos harroni një gjë, nëse ne e harrojmë që rolin kryesor që kemi në këtë proces, ne si Shqipëri dhe shqiptar, për ta bërë Shqipërisë siç duam, që të krijojmë klimën e duhur dhe këta investitorë largohen, nuk është problem se nuk do të bëhet Zvërneci, por s’do të vijë njeri për ca kohë. Pasi e thonë; nëse nuk merren vesh me ata, kushedi çdo bëhet me ne. Ndaj mendoheni! O do të zgjedhim zhvillimin e qëndrueshëm me investitorë të ekselencës se nuk e mbarova numrin e brendeve që kam bërë marrëveshje.
Nuk them pa problem, se është me problem. Por me forcë kundër jush, nuk jam i interesuar. JO! Por me forcë kundër atyre që më sulmojnë, do i luftoj. Me forcë kundër Lubonjës, se që kur u nda nga unë flet për mafie. Por mafien që ai më tregon mua, ma tregon por është njëson si ata që i tregonin atij ‘armikun e popullit’. Unë nuk e kam me ju betejën. Betejën e kam bashkë me ju" tha Rama.
