RAMA: MENDOVA TË IKI PAS “ZVËRNECIT” Kryeministri mbron projektin, përgjigje akuzave për tradhti: Është kurth
Kryeministri Edi Rama tha se pas debatit për projektin në Zvërnec kishte menduar edhe dorëheqjen, por vendosi të vazhdojë për të çuar përpara vizionin e tij për zhvillimin e vendit. Ai mbrojti projektin, duke garantuar se Laguna e Nartës nuk do të preket dhe se investimi do të zhvillohet vetëm në prona private. Rama mohoi përfshirjen e investitorëve izraelitë, duke sqaruar se pas projektit qëndrojnë investitorë nga Katari.
Rama: Për mua këto janë ditë të habitshme që për herë të parë më kanë bërë të mendoj edhe që t’iu përulem thellë për nderin e madh që me keni bërë dhe t’iu kërkoj ndjesë për të iku në katund…
Pas thuajse 14 vite në qeverisje, kryeministri Edi Rama tha se kishte menduar dorëheqjen pas situatës së krijuar me projektin turistik në Zvërnec të Vlorës, porse kishte vendosur për të zbatuar kontratën me shqiptarët sic tha për të udhëhequr.
Duke iu dhënë të drejtë protestuesve në këtë fazë për shkak të informacioneve edhe të manipuluara
Foli edhe për interesa të vendeve fqinje, Rama theksoi se këto influence të huaja e bëjnë atë të qëndrojë I palëkundur në këtë project zhvillimi.
Rama: Gazetat greke që janë mbushur sot të gjitha me kauzën tuaj. Ka diçka këtu që nuk shkon? Apo u gjet tradhtari, u gjet shitësi i atdheut, u gjet i korruptuari dhe ai është kryeministri juaj….
E në të tilla rrethana, theksoi se do të vijojë të drejtojë vendin për të mos lejuar që interesa të caktuara të dëmtojnë zhvillimin e ekonomisë sonë.
Duke sqaruar projektin Kryeministri theksoi se Laguna nuk do të preket në anjë mënyrë, por theksoi se toka është e privatit dhe nuk mund të përfshihet në marrëveshjet kontraktuale mes tyre.
Rama: E para, është e shkruar, projekti do të zhvillohet vetëm në prona private me titull pronësie në kadastër dhe asnjë pronë tjetër të kontestuar ose që mund të rezultojë copë-shtet. Laguna nuk preket, është e shkruar! Zhvillimi s’mund të përfshijë marinë, është e shkruar. Kishte marinë në versionin e parë dhe të dytë, u hoq.
Por pavarësisht kësaj, shefi I ekzekutivit theksoi se nuk ka ene një project arkitektonik, por vetëm zhvillimor, nga ku do të bëhet studimi mjedisor, gjeologjik dhe gjithçka është e nevojshme para se të hartohet projekti final.
Rama: Në vitin 2024 nuk është miratuar një projekt arkitektonik dhe nuk ka as sot që flasim, pavarësisht se ju jeni zemëruar me të drejtë për atë që keni dëgjuar….Leja e masterplanit ka përcaktuar zonën zhvillimore, si dhe parametrat teknikë dhe urbanistikë.
Përballë akuzave për pronarë izraelitë, kryeministri theksoi se nuk është asnjë I tillë, por pronarët janë dy vëllezër nga Katari.
Në këtë projekt tha se janë pas studio e kompanitë më të mëdha botërore, të cilat nuk janë në Evropë, por nëse do të vijohet edhe disa ditë në këtë drejtim me protesta e kundërshti, mund të rezultojë në largimin e tyre, por edhe në mosafrimin e gjigandëve botëror, si në rastin e viteve më pare.
Kreu I qeverisë u dha të drejtë protestësve për një pjesë të situatës që ka krijuar zemërim.