Ligji i ri për Inteligjencën Artificiale/ Çfarë lejohet dhe çfarë ndalohet në Shqipëri
Zhvillimi i inteligjencës artificiale ka bërë që edhe në Shqipëri të propozohet një ligj i veccantë mbi atë ccfarë lejohet dhe ndalohet në zhvillimin e kësaj teknologjie. Sipas dokumentit të publikuar në konsultim publik, në këtë nismë nuk përfshihen rastet e përdorimit dhe zhvillimit të IA në fushën e mbrojtjes ushtarake dhe sigurisë kombëtare.
Megjithatë zhvilluesve nuk do të lejohet ta përdorin për identifikimin e individëve në jetën e tyre të përditshme dhe përpunimit të të dhënave personale të tyre. Po ashtu saktësohet se është e ndaluar përpunimi i emocioneve të qytetarëve apo sjelljeve të tyre, qoftë për qëllime marketingu apo dhe për të parandaluar sjellje dhe ngjarje kriminale.
Rreptësisht e ndaluar është përdorimi i inteligjencës artificiale për të ndërhyrë në sjelljen e individëve apo ndikimin në ccdo masë dhe formë në emocionet e tyre.
Në dokument vendosen dy kategori sa i përket rrezikut ai i lartë dhe ai sistemik në të cilat flitet pikërisht për keqpërdorimin në përpunimin e të dhënave.
Nga ana tjetër kushtet flasin për ndëshkime në rastet kur kompanitë e zhvillimit të inteligjencës artificiale nuk paraqesin të dhënat e plota kur i kërkojnë institucionet apo dhe kur abuzojnë duke shkelur ndalimet e vendosura në projekt.
Dokumenti pas konsultimit me ekspertët do të kalojë për votim në qeveri e më tej në parlament.
Rregullat vijnë në një kohë të zhvillimit të shpejtë të inteligjencës artificiale, për të cilat shtetet e bashkimit evropian kanë miratuar ligje të posaccme.
Madje dhe vetë unioni ka marrë masa të shtuara për të mbajtur nën kontroll sistemin por duke lejuar zhvillimin në favor të kërkimit shkencor, sigurisë kombëtare por dhe të metodave të reja të punës në të gjithë sektorët
