91 mln lekë të bllokuara për trashëgimtarët, pronës i dalin pretendentë të tjerë
Rasti i radhës i trajtuar në emisionin “Stop”, këtë të premte, më 29 maj ka ndodhur në Tiranë, ku qytetari Selim Vrapi dhe gjashtë trashëgimtarë të tjerë presin prej vitesh të marrin kompensimin financiar për një pronë të familjes së tyre në zonën “Jordan Misja”.
Fondi total, i miratuar prej ATP-së, ishte 91 milionë lekë, që do të ndahej në shtatë pjesë të barabarta.
Vrapi thotë, se që në vitin 2020 ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara, por deri më sot nuk ka parë asnjë pagesë.
Në vitin 2025, ATP-ja i kërkoi të aplikojë përmes platformës E-Albania, por ai nuk kuptonte se çfarë kërkohej më tej.
Sipas përgjigjes së ATP-së, vonesat lidhen me faktin, se dikush tjetër ka pretendime për të njëjtën pronë, dhe kjo çështje duhet të zgjidhet në gjykatë.
/tvklan.al
