Gjendet një peshkaqen i ngordhur në bregdetin e Vlorës

Një peshkaqen i përmasave të vogla ka dalë në breg në Lungomaren e Vlorës.

Peshkaqeni duket se ka dëmtime, që mendohet se janë shkaktuar nga mjetet lundruese në pjesën e trupit.

Pikërisht këto dëmtime dyshohet se kanë bërë që peshkaqeni të humbasë orientimin në det dhe të përfundojë pranë bregut.