Rikthim i pjesshëm i internetit në Irani/ Nisin hapat e parë pas ndërprerjes së gjatë nga konflikti me SHBA dhe Izraelin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2026, 18:51
Irani ka njoftuar se ka nisur hapat e parë për rikthimin e aksesit në internet, pas një ndërprerjeje pothuajse totale që nga nisja e konfliktit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli më 28 shkurt.
Zëvendëspresidenti Mohammad Reza Aref ka bërë të ditur në rrjetin social X se është ndërmarrë hapi i parë për një akses më të rregulluar dhe të lirë në hapësirën kibernetike, duke shtuar se kjo masë synon të plotësojë kërkesat e brendshme në vend.
Ndërkohë, kompania e monitorimit të internetit NetBlocks ka raportuar më herët se autoritetet iraniane kanë nisur një rikthim të pjesshëm të aksesit në internet.
Ndërprerjet e internetit kishin ndodhur në kuadër të tensioneve të fundit dhe kufizimeve të vendosura gjatë konfliktit.
