Vizitë strategjike e Vladimir Putin në Kazakistani/ Marrëveshje për central bërthamor dhe kredi shtetërore në thelb të diskutimeve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2026, 17:32
Presidenti rus Vladimir Putin pritet të vizitojë Kazakistani, ku në qendër të takimeve do të jetë bashkëpunimi në energji dhe ekonomi.
Sipas njoftimeve nga Kremlini, gjatë vizitës pritet të nënshkruhet një marrëveshje për ndërtimin e një centrali bërthamor me mbështetjen e Rusisë, si dhe një kredi shtetërore për realizimin e projektit.
Në agjendë është edhe diskutimi për rritjen e tranzitit të naftës ruse drejt Kinës, përmes territorit të Kazakistanit. Këto zhvillime janë bërë të ditura nga këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov.
Takimi shihet si pjesë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik mes Moskës dhe Astanas.
