Tensione në Lindjen e Mesme/ Irani tregohet i prere: Nuk do të qëndrojmë duarkryq!
Irani ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet çdo sulmi amerikan, pasi akuzon SHBA-të për shkelje të armëpushimit në provincën Hormozgan.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Iranit, ushtria amerikane ka ndërmarrë sulme gjatë 48 orëve të fundit, duke kryer atë që Teherani e cilëson si “shkelje flagrante” të armëpushimit.
“Republika Islamike e Iranit nuk do të lërë asnjë akt agresioni pa përgjigje dhe do të mbrojë sovranitetin e saj me vendosmëri”, thuhet në deklaratën e ministrisë iraniane.
Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së konfirmoi se ka kryer sulme të reja ndaj objektivave iraniane, duke i përshkruar ato si veprime mbrojtëse për sigurinë e trupave amerikane.
Situata mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mbetet e tensionuar, ndërsa armëpushimi po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.
