I dënuar nga GJKKO për trafik dr*ge dhe pjesë e grupit të strukturuar kriminal, arrestohet në Madrid 49-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë (EMRI)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2026, 10:05
Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Madrid, si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve spanjolle.
Shtetasi Kevin Margjoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Margjoni akuzohet për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim dhe në formën e një grupi të strukturuar kriminal.
Gjithashtu, ai përballet me akuzat për “Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.
Arrestimi i tij në Spanjë është kryer me qëllim ekstradimin në Shqipëri, ku pritet të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura nga GJKKO.
