Lavrov njofton SHBA-në për sulme në Kiev dhe kërkon evakuimin e stafit diplomatik nga kryeqyteti ukrainas
Sergey Lavrov ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ku ka bërë të ditur vendimin e Moskës për të goditur objekte në Kiev që, sipas saj, lidhen me forcat e armatosura ukrainase.
Sipas Ministrisë së Jashtme ruse, sulmet janë paraqitur si përgjigje ndaj, siç i cilëson Moska, sulmeve nga Ukraina ndaj civilëve në territorin rus. Rusia thotë se po goditen struktura që përdoren për nevoja ushtarake dhe qendra vendimmarrjeje në Kiev.
Gjatë bisedës, Lavrov ka kërkuar nga SHBA që të tërheqë personelin diplomatik nga ambasada në Kiev, duke përmendur rrezikun e përshkallëzimit të situatës.
Më herët, Moska u ka bërë thirrje edhe vendeve të tjera që të largojnë diplomatët dhe qytetarët e tyre nga kryeqyteti ukrainas, në një kohë tensionesh të rritura në zonë.
