CNN: Marrëveshja me Iranin mund të jetë më përçarëse se konflikti vetë

CNN raporton se kushtet e reja të një marrëveshjeje të mundshme me Iranin po shihen me skepticizëm dhe vlerësohen si të vështira për t’u paraqitur si një sukses politik për presidentin Donald Trump.

Sipas analizës, marrëveshja e re është larg kërkesës fillestare për një “dorëzim të plotë” nga ana e Iranit, duke treguar një situatë më të ndërlikuar për administratën amerikane.

Në raport përmendet se Trump po përballet njëkohësisht me rritje të çmimeve të gazit, rënie të mbështetjes në sondazhe dhe kritika brenda Partisë Republikane.

Një nga çështjet kryesore që ngrihet është nëse marrëveshja e re është më e fortë se ajo e mëparshmja e arritur gjatë presidencës së Barack Obamës, si dhe nëse tërheqja nga ajo marrëveshje e ka përmirësuar realisht pozicionin e SHBA-ve ndaj Iranit.

Sipas analizës së CNN, kjo situatë e vendos administratën amerikane përballë një zgjedhjeje të vështirë, ku çdo variant mund të ketë pasoja politike dhe ekonomike.