Lufta Rusi-Ukrainë pa ndalesë/ Sulme me dronë dhe raketa, viktima në disa rajone
Rusia dhe Ukraina kanë vijuar shkëmbimin e sulmeve me dronë dhe raketa gjatë natës, duke shkaktuar viktima dhe dëme në disa rajone.
Autoritetet ruse bëjnë me dije se të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore të kryera nga Ukraina.
Në rajonin e Belgorodit, një civil është vrarë dhe një tjetër është plagosur, ndërsa infrastruktura energjetike ka pësuar dëmtime nga goditjet me raketa dhe dronë.
Sulme janë raportuar edhe në rajonin e Bryansk.
Nga ana tjetër, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës akuzon Rusinë se ka lëshuar 262 dronë gjatë natës, nga të cilët 246 janë kapur ose neutralizuar.
Në rajonin e Kharkivit, autoritetet lokale raportojnë se sulme me dronë kanë prekur 21 vendbanime brenda 24 orëve të fundit, duke lënë të plagosur 18 persona, mes tyre edhe një fëmijë.

