PAPA LEO: MOS E PËRDORNI IA PËR L*FTË / Vatikani kërkon kufizimime etike ndaj përdorimit në l*ftrat globale
Papa Leo 14-të ngre alarmin për inteligjencën artificiale. Në dokumentin e tij të parë madhor teologjik, Ati i Shenjtë paralajmëron se teknologjia po përdoret për të nxitur luftëra dhe konflikte globale, ndërsa kërkon kontroll më të fortë etik dhe ligjor mbi zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Teknologjia dhe inteligjenca artificiale po nxisin luftën, ky paralajmërim vjen nga Pope Leo XIV, i cili ka publikuar dokumentin e tij të parë të madh teologjik, duke vendosur inteligjencën artificiale në qendër të debatit global mbi etikën, luftën dhe të ardhmen e njerëzimit.
Në dokumente me titull “madhështia e njerzimit”, Papa paralajmëron se inteligjenca artificiale nuk mund të lihet në duart e “pak njerëzve” dhe kërkon kufizime të forta etike për përdorimin e saj, veçanërisht në sektorin ushtarak.
Ati i Shenjtë shprehet se përdorimi i teknologjisë në luftë rrezikon të çojë në pasoja katastrofike për popullatat civile dhe se bota nuk duhet të mësohet me “një gjendje konflikti të përhershëm”.
Në tekstin 235-faqësh, Papa Leo XIV shkon edhe më tej, duke deklaruar se teoria tradicionale e “luftës së drejtë” tashmë është e vjetëruar dhe se përdorimi i forcës ushtarake duhet të lejohet vetëm për vetëmbrojtje në kuptimin më të ngushtë.
Dokumenti bën thirrje për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor në epokën digjitale dhe paralajmëron kundër ideve të transhumanizmit dhe posthumanizmit, që synojnë tejkalimin e kufijve biologjikë të njeriut përmes teknologjisë.
Papa krahason zhvillimin e pakontrolluar të inteligjencës artificiale me “Kullën e Babelit”, duke paralajmëruar se njerëzimi rrezikon të ndërtojë një sistem që dominon dhe çnjerëzon individin.
Në dokumentin papnor, kërkohet gjithashtu që teknologjia të mos zëvendësojë vendet e punës së njerëzve dhe që zhvillimi i inteligjencës artificiale t’i nënshtrohet mbikëqyrjes së pavarur, rregullave të forta ligjore dhe transparencës.
Papa Leo XIV e ka bërë inteligjencën artificiale një nga prioritetet kryesore të pontifikatit të tij, duke e konsideruar këtë si “revolucionin e ri industrial” të kohës moderne.
Dokumenti po shihet nga Vatikani dhe ekspertët si një nga ndërhyrjet më të rëndësishme morale dhe politike të Kishës Katolike mbi teknologjinë dhe të ardhmen e shoqërisë njerëzore.
