V*KTIMË NGA PESHKAQENI/ 39-vjeçari humb jetën gjatë peshkimit nënujor në Australi
Një burrë 39-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi nga peshkaqeni pranë brigjeve verilindore të Australia, në shtetin e Queensland. Viktima po merrej me peshkim nënujor kur u sulmua në det të hapur. Autoritetet lokale e kanë cilësuar ngjarjen si tepër traumatike, ndërsa sulmi vjen vetëm pak ditë pas një tjetër rasti fatal në Australi.
Një burrë 39-vjeçar humbi jetën pas një sulmi nga peshkaqeni pranë brigjeve verilindore të Australisë, në shtetin e Queensland.
Ngjarja ndodhi pranë zonës bregdetare Cassowary Coast, mes qyteteve Cairns dhe Townsville.
Sipas policisë lokale, viktima po merrej me peshkim nënujor me shtizë në det të hapur kur u sulmua. Ai u nxor nga uji nga një person tjetër që ndodhej pranë tij, por ndërroi jetë.
Policia tha se 39-vjeçari kishte pësuar plagë shumë të rënda në kokë. Ai dhe tre shokët e tij kishin udhëtuar me një mjet privat drejt Kennedy Shoal, rreth 45 kilometra larg bregut.
Oficerja Elaine Burns e përshkroi ngjarjen si tepër traumatike për personat që e panë sulmin nga afër. Autoritetet po ofrojnë mbështetje psikologjike për ta.
Ky është sulmi i dytë fatal nga peshkaqenët në Australi brenda dy javësh.
Javën e kaluar, një tjetër burrë 38-vjeçar u vra gjatë peshkimit nënujore pranë Rottnest Island, afër qytetit Perth.
Sulmet nga peshkaqenët janë më të zakonshme në Australi krahasuar me shumë vende të tjera.
Zonat më të frekuentuara për not dhe surfing zakonisht kanë masa mbrojtëse për të reduktuar rrezikun e sulmeve.
