Iran drejt marrëveshjes: Uraniumi i pasuruar mund të transferohet në Kinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2026, 19:11
Sipas burimeve të raportuara nga Al Arabiya dhe Al Hadath, Irani po shqyrton mundësinë e largimit të uraniumit të pasuruar nga territori i tij dhe transferimin e tij në Kinë.
Po sipas këtyre burimeve, Teherani kërkon garanci nga Pekini përpara se të ecë përpara me një marrëveshje të mundshme me Shtetet e Bashkuara.
Në të njëjtën kohë, në Pekin është zhvilluar një takim mes presidentit kinez Xi Jinping dhe kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif.
Pakistani luan rol ndërmjetësues në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit.
