Rriten temperaturat, prindërit me fëmijët mbi supe rikthehen në Kanalin Anglez

Afërsisht 400 emigrantë kanë hyrë në territorin britanik të premten, pasi rrjetet e kontrabandës së emigrantëve shfrytëzuan përmirësimin e kushteve të motit për të rifilluar kalimet përmes Kanalit Anglez.

Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar bëjnë të ditur se 394 persona mbërritën me gjashtë mjete të vogla lundruese, në kalimet e para që prej ndërprerjes disa ditore të shkaktuar nga moti i rënduar.

Pamjet e transmetuara nga mediat tregojnë prindër që transportonin fëmijët e tyre të vegjël mbi supe, ndërsa hynin në ujë pranë zonës së Dunkirkut për t’u nisur drejt Britanisë me gomone.

Rriten temperaturat, prindërit me fëmijët mbi supe rikthehen

Në disa foto të tjera shihen edhe fëmijë më të rritur duke kaluar mes ujit me vështirësi për të arritur mjetet lundruese, pasi jo të gjithë kishin mundur të hipnin menjëherë.

Në Kent, emigrantët u filmuan duke zbritur nga anijet e forcave britanike të sigurisë kufitare, të pajisur me jelekë shpëtimi.