Teherani flet për progres në negociata me SHBA/ Drejt finalizimit të një protokolli mirëkuptimi

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka thënë se ekziston një mundësi e mirë për përparim në bisedimet me Shtetet e Bashkuara lidhur me situatën në Lindjen e Mesme dhe përfundimin e luftës në rajon.

Sipas tij, pas disa javësh negociatash, po vihet re një afrim mes palëve dhe një klimë më pozitive në diskutime.

Ai ka shtuar se po punohet për finalizimin e një marrëveshjeje apo protokolli mirëkuptimi mes dy vendeve.

Baghaei ka folur edhe për çështjen e Ngushticës së Hormuzit, duke thënë se çdo vendim për këtë rrugë detare duhet të merret nga Irani, Omani dhe vendet e tjera të rajonit që lidhen me të, ndërsa roli i Shteteve të Bashkuara sipas tij nuk është i përfshirë drejtpërdrejt.