Rubio në Indi për rritjen e eksporteve të energjisë mes krizës globale të naftës

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur sot në Indi për një vizitë katërditore, në një kohë tensionesh gjeopolitike dhe krize energjetike të shkaktuar nga lufta në Iran, raportoi BBC.

Ai pritet të zhvillojë takime me kryeministrin indian,  Narendra Modi, ku në fokus do të jetë energjia dhe rritja e importeve indiane nga SHBA-ja, ndërsa Uashingtoni synon të shesë më shumë naftë dhe gaz.

Kriza është thelluar pasi transporti i naftës përmes Ngushticës së Hormuzit është ndërprerë pothuajse plotësisht, duke goditur rëndë Indinë që importon mbi 80% të nevojave të saj energjetike.

Vizita e Rubios përfshin gjithashtu diskutime mbi tregtinë SHBA-Indi dhe çështje gjeopolitike, përfshirë tensionet me Kinën dhe rolin e Indisë në bashkëpunimin rajonal Quad.