Rreth 40 000 banorë evakuohen në Kaliforni për shkak të tankut toksik
Autoritetet në Orange County, Kaliforni, kanë urdhëruar evakuimin e rreth 40 000 banorëve, për shkak të rrezikut të një rezervuari industrial i mbushur me kimikatin toksik “methyl methacrylate” (MMA) – i cili mund të shpërthejë ose të rrjedhë, raportoi CNN.
Zyrtarët thonë se tanku ka shfaqur mbinxehje dhe janë bërë përpjekje për ta ftohur për dy ditë, ndërsa rreziku i dështimit të tij ka detyruar zgjerimin e zonës së evakuimit prej rreth 9 miljesh katrorë.
MMA përdoret në prodhimin e plastikës dhe mund të shkaktojë probleme serioze të frymëmarrjes në rast ekspozimi.
Autoritetet lokale deklaruan se situata po monitorohet vazhdimisht dhe se niveli i temperaturës së tankut është ulur, por rreziku mbetet ende.
Evakuimi përfshin edhe shkolla dhe institucione në zonë, ndërsa një pjesë e banorëve nuk janë larguar ende nga zonat e rrezikut.
Sipas zyrtarëve, opsionet për menaxhimin e incidentit janë të kufizuara, duke rritur shqetësimet për një rrjedhje ose shpërthim të mundshëm.
