Zyrtarët britanikë propozojnë krijimin e një tregu të vetëm për mallrat me BE-në

Zyrtarët britanikë kanë propozuar krijimin e një tregu të vetëm për tregtinë e mallrave me Bashkimin Evropian, si pjesë e fazës së re të rishikimit të marrëdhënieve pas Brexit-it, sipas burimeve të BBC-së.

Sipas burimeve të industrisë, ideja nuk është çuar përpara për shkak të skepticizmit nga BE-ja, ndërsa negociatat aktuale po fokusohen kryesisht te tregtia e ushqimeve, produkteve bujqësore, energjisë dhe sistemet e tregtimit të emetimeve.

Propozimi shihet si një sinjal për një marrëdhënie ekonomike më të ngushtë mes Londrës dhe Brukselit, përpara një samiti të planifikuar në javët e ardhshme.

Qeveria britanike nuk ka konfirmuar detajet e diskutimeve, por ka pranuar se janë paraqitur disa opsione dhe bisedimet janë ende në vazhdim.

Ndërkohë, BE-ja ka shprehur rezerva, duke theksuar se një integrim i tillë i gjerë, do të ishte i vështirë pa ndryshime në kushtet aktuale, përfshirë çështjen e lëvizjes së lirë të njerëzve.

Samiti i radhës pritet të zhvillohet në korrik, ku do të përcaktohet edhe drejtimi i ardhshëm i marrëdhënieve BE–BM.