'SHKUNDET' ELBASANI/ Lëkundjet e tërmetit ndihen dhe në qytetin e Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Maj 2026, 15:53
Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të premteje pranë Elbasanit.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, lëkundjet janë regjistruar në orën 15:40 me orën lokale, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 6 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 32 kilometra në juglindje të Tiranë.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 15 kilometrash.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në Durrës dhe në disa zona të tjera të vendit, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët.
Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë monitorimin e situatës.

