Akuzohet se dh*noi gazetarin Ervin Dushi, gjykata lë në burg Prel Gjonin
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka cakuar masën e sigurisë arrest me burg për pronarin e market “Xhedis”, Prel Gjoni i cili dyshohet se ka dhunar gazetarin Ervin Dushi. Para trupës gjykuese, Gjoni ka mohur se ka dhunuar gazetarin, ndërsa ka pretenduar se vetëm e ka shtyrë.

Gazetar është dhunuar fizikisht nga disa persona në Shkodër. Sipas deklarimeve të gazetarit Ervin Dushi, autor i dhunës ka qenë Prek Gjoni, së bashku me disa persona të tjerë që ndodheshin me të.
Dushi ka pretenduar se ngjarja lidhet me një denoncim të bërë prej tij disa kohë më parë në mbështetje të një punonjëseje të marketit, e cila kishte pasur një mosmarrëveshje me pronarin e kompanisë. Pas incidentit, gazetari ka bërë kallëzim në Policinë e Shkodrës dhe është shprehur se do ta ndjekë çështjen në rrugë institucional
