Arrestohet drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Himarë për shpërdorim detyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Maj 2026, 11:32
Drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Himarës, Dorian Hoxha, është vënë në pranga mbrëmjen e kaluar.
Mësohet se, operacioni i arrestimit është kryer në zonën e Palasës.
Sipas të dhënave paraprake, ndaj kreut të IMT-së rëndon akuza "shpërdorim detyre".