LIROHET BAKI GOXHAJ! Bashkëshortja e tij flet për riatdhesimin: Kemi parë me sytë tanë aktivistë me hundë të enjtur...

Në një lidhje direkte për Ora News, ka qenë e ftuar Eriselda Balliu, bashkëshortja e aktivistit Baki Goxhaj, e cila ka folur për ngjarjet e fundit dhe pretendimet për dhunë ndaj një grupi aktivistësh gjatë një incidenti të raportuar më herët.

Ajo tregoi se ka pasur kontakt me familjarë dhe aktivistë të përfshirë në ngjarje, duke përmendur se disa prej tyre kanë pasur lëndime të dukshme fizike.

Sipas saj, mes të lënduarve është edhe një vajzë që drejtonte një nga varkat, e cila është goditur me plumb plastik në këmbë dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor.

Ajo shtoi se pavarësisht plagës, vetë vajza e ka konsideruar gjendjen e saj më të lehtë krahasuar me të tjerët që kanë qenë të përfshirë në incident.

“Kapitenia e varkës kishte një plagë në këmbë nga plumbi plastik. Ajo vetë thoshte se gjendja e saj ishte e lehtë krahasuar me atë që kishin kaluar të tjerët, të cilët kishin lëndime më të rënda.”-tha bashkëshortja.

Gjatë intervistës u ngritën edhe shqetësime për mënyrën se si është trajtuar dhe raportuar ngjarja nga përfaqësues diplomatikë.

U përmend se në komunikime është dhënë përshtypja se nuk ka pasur informacion për dhunë ndaj aktivistëve.

Megjithatë, sipas dëshmive të familjarëve, disa prej aktivistëve kanë pasur lëndime të dukshme si fraktura dhe dëmtime në trup, të cilat janë dokumentuar edhe me foto.

“Ne kemi parë me sytë tanë aktivistë me hundë të enjtur dhe brinjë të dëmtuara. Ka fotografi që tregojnë qartë gjendjen e tyre pas incidentit.”-shtoi Balliu.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS: