TË GJITHË NË VËZHGIM ME KAMERA/ Lamallari: Smart City në shkolla zbulon kush ka armë e është agresiv
Personat e rrezikshëm në dhe pranë shkollave, drejtuesit e makinave që shkelin rregullat, ndërtimet pa leje dhe parcelat me kanabis do të zbulohen nga monitorimi me kamera, dronë e avion. Ministri i brendshëm besfort lamallari zbuloi projektet ku theksoi dhe bashkëpunimin me italinë për luftën ndaj krimit, integrimin dhe kampin e Gjadrit
Nxënësit dhe personat që lëvizin pranë shkollave do të jenë në vëzhgim prej kamerave të veçanta që do të mund të dallojnë sjelljet agresive
Ministri i brendshëm Besfort Lamallari prezantoi projektin para gazetarëve ku tha se do kenë dhe programim me inteligjencë artificiale
Projekti do të shërbejë dhe për shkeljet e qarkullimit në rrugë si mundësi për të shmangur tragjedi si ajo e durrësit ku mbetën pa jetë dy të mitur.
Madje edhe ndërtimet pa leje do të monitorohen nga ajri.
Për këtë lamallari tregoi ndëshkimet e dhëna në një muaj.
Tradhëti kombëtare e cilësoi Rastin e Sarandës ku shefi i komisariatit akuzohet se merrte rryshfet për të lejuar ndërtimin e
Madje Lamallari shton se efektivët që bëhen pjesë me krimin do të bëjnë llogaritë me veten
Sigurisht që monitorimi nga ajri do të vijojë dhe për kanabisin, por këtë vit me përforcime.
Bashkëpunimin me italinë e cilësoi thelbësor ndaj kampin e gjadrit e vlerësoi si marrëdhënien më të mirë.
