Padia për shpifje/ Mbyllet shqyrtimi gjyqësor ndaj Erion Braçes, seanca e vendimit më 3 qershor
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 20 Maj 2026, 10:30
Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për deputetin socialist Erion Braçe, i cili është paditur për “Shpifje” nga biznesmeni Anduel Çekrezi.
Në seancën e kësaj të mërkure, palët paraqitën provat përfundimtare.
Çekrezi paraqiti disa postime të bëra në rrjetet sociale nga Erion Braçe, për të cilat kërkoi të administrohen nga gjykata.
Ndërsa deputeti duke qenë se ishte i pranishëm edhe prokurori i çështjes Ols Dado, kërkoi të hetohet ndër vite e gjithë procedura e ndjekur dhe abuzimet që janë bërë me privatizimet për tokat buzë lumenjve dhe liqeneve që janë shtetërore.
Braçe solli një sërë ligjesh ndër vite, për të mbështetur kërkesën e tij.
Seanca e radhës ku palët do të japin konkluzionet dhe gjykata do të shprehet me vendim u la në 3 qershor ora 11.00.
