Ja kur mund të anëtarësohet Shqipëria në BE, eksperti Çika zbulon kushtin kryesor...

I ftuar në një intervistë për “Ora News” Emilio Çika, eksperti i integrimit  ka deklaruar se rruga e Shqipërisë në anëtarësimit në Bashkimin Europian ka një kalendar të përcaktuar, por realizimi i tij varet tërësisht nga përmbushja e detyrave nga ana e vendit.

Viti 2027 shihet si data e parë kyçe, ndërsa anëtarësimi i plotë mund të arrihet rreth viteve 2029-2030, me kusht që të realizohen arritjet e shumëdëshiruara nga të dyja palët.

Për të shmangur çdo pengesë në këtë proces, analisti theksoise Shqipëria duhet të bëjë "detyrat e saj të shtëpisë".

Sfida kryesore është shmangia e bllokimeve të mundshme nga Bashkimi Europian, të cilat mund të vijnë si në aspektin politik, ashtu edhe në atë teknik.

Kjo kërkon një angazhim serioz dhe të vazhdueshëm gjatë gjithë periudhës së negociatave.

Një element thelbësor për suksesin e këtij procesi është nevoja për një qëndrim unik kombëtar. Qeveria, aktorët e rëndësishëm politikë dhe e gjithë politika shqiptare në tërësi duhet të flasin me një "gjuhë të përbashkët" në lidhje me objektivat strategjike të vendit.

Uniteti i brendshëm  mbetet vendimtar për të ecur përpara në mënyrë të sigurt drejt Brukselit.

 Në fund të fjalës sëtiji Ciko vuri theksin se anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është vetëm një objektiv i qeverisë, por një sfidë për të gjithë Shqipërinë dhe për të gjitha palët brenda saj.

Suksesi në këtë rrugëtim do të jetë një arritje kolektive për gjithë shoqërinë shqiptare.

Emilio Çika,:” Por në radhë të parë duhet të shkruajë fjalën e Shqipërisë, nëse do duhet që të arrijmë ato që janë datat e përcaktuara si nga Shqipëria ashtu dhe nga Bashkimi Europian, ose më saktë nga Komisioni Europian, që së pari është 2027-ta dhe në qoftë se do kemi ato që janë arritjet e shumë dëshiruara, të dhe nga të dyja palët, si nga Shqipëria ashtu edhe nga Bashkimi Europian, atëherë do shkojmë në atë që është një fazë me drejt anëtarësimit të plotë që urojmë të jetë në 2029, 2030.

Ajo që është e rëndësishme është që gjatë gjithë kësaj periudhe të kemi, mos të kemi bllokime, dhe bllokime të cilat vijnë në aspektin si politik ashtu edhe teknik nga Bashkimi Europian, dhe në këtë aspekt Shqipëria do duhet që të jetë,  ose do duhet të jetë si qeveria ashtu edhe aktorët e rëndësishëm të qeverisë apo edhe politikës në tërësi, do duhet të jenë në një gjuhë të përbashkët për atë që është, që janë objektivat e Shqipërisë.

Në fund të fundit, anëtarësimi në Bashkimin Europian është një sfidë e të gjithë Shqipërisë, e të gjithë palëve brenda Shqipërisë dhe jo vetëm...