Gogu liston 3 prioritetet strategjike të Drejtësisë: Pa to nuk futemi në BE!
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, ka bërë me dije tri prioritetet strategjike të dikasterit që ai drejton. Në një konferencë për mediat këtë të martë u shpreh se garancia proceduriale dhe besimi i qytetarëve te drejtësia janë kriteret që duhen plotësuar për anëtarësimin në BE. Gogu e përmblodhi punën lidhur me procesin në disa statistika, ndërsa tha se raporti i IBAR ka kaluar në grupin vendimmarrës.
“Kemi vendosur sëbashku me ekipin drejtues të ministrisë 3 prioritete strategjike. I pari është fuqizimi i garancive procedurave dhe të drejtave të njeriut në procesin e drejtësisë, i dyti eficenca e sistemit gjyqësor që duhet të rritet në mënyrë domethënëse, por dhe aksesi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë,” tha Gogu.
Ai shtoi se këto 3 prioritete janë vendosur për shkak se ato lidhen drejtpërsëdrejti me procesin e reformimit të drejtësisë, por edhe me anëtarësimin në BE, që është objektivi strategjik i vendit.
“Pa to nuk mund të futemi në BE”, shtoi ai.