VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (18 - 19 Maj 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Evropa Qendrore mbetet me rrebeshe shiu dhe stuhi ere si pasojë e një qendre të presionit të ulët atmosferik, ndërsa Baltiku dhe zona të izoluara të Ballkanit vijojnë me reshje afatshkurtra. Ndërkohë, pjesa më e madhe e Evropës dominohet nga mot i kthjellët dhe temperatura të larta.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, pritet mot i kthjellët dhe i ngrohtë në bregdet dhe zonat e ulëta. Temperaturat luhaten nga 6°C deri në 25°C. Era fryn mbi 25 km/h, me dallgëzim të ulet.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Ballkani, brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi do të jenë nën ndikimin e motit të kthjellët, ndërsa reshje shiu dhe stuhi ere priten në Ishujt Britanikë dhe pjesërisht në Evropën Qendrore.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, kthjellimet dominojnë të gjithë territorin, ndërsa pas mesditës priten kalime vranësirash në zonat veriore dhe verilindore. Temperaturat do të luhaten nga 8°C deri në 26°C. Era fryn  deri në 35 km/h, me dallgëzim 1 ballë.