SHQIPËRIA ME MERITË NË BE! Sllovakia vlerëson ecurinë e Shqipërisë: Sa më shpejt pjesë e Unionit

Sllovakia mbështet Shqipërinë  në rrugën e anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian në një proces të bazuar në meritë. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve Europiane Sllovake në një intervistë për Ora News, shprehu gadishmërinë  për të ndarë  me institucionet shqiptare dhe politikën përvojën dhe ekspertizën e fituar.

Ndërsa Shqipëria pret nisjen e mbylljes së kapitujve të parë në procesin e negociatave me BE, Sllovakia rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e plotë të vendit tonë në Unioni.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Sllovakisë, Rastislav Covanec, në një intervistë për Ora News, vlerëson ecurinë e vendit tonë në procesin e bazuar në meritë.

"Ne besojmë në procesin e bazuar në meritë dhe Shqipëria po e bën këtë dhe është në 2 vendet e para që ka avancuar në këtë proces, dhe ne do të donim ta shihnim të përfshirë sa më shpejt të jetë e mundur."

Diplomacia e Bratislavës ka qenë dhe mbetet e qartë,  gjithmonë pro zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Sllovakia ka qenë gjithmonë pro zgjerimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe e mbështet shpejtësinë me të cilën po punoni për në BE. Është diçka në të cilën ne besojmë."

Jo vetëm me qëndrime në Bruksel e kudo tjetër, por Sllovakia është e gatshme të ndajë me institucionet shqiptare dhe politikën përvojën dhe ekspertizën e saj në rrugën e integrimit.

"Ne në Sllovaki e kemi kaluar këtë proces rreth 20 vjet më parë, kështu që akoma kemi eksperiencë për këtë, që mund t’ju ofrojmë ju dhe politikanëve tuaj."

Diplomatit sllovak vlerëson përfshirja e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian do të ketë ndikim pozitiv jo vetëm në aspektin politik, por edhe në sigurinë, ekonominë dhe biznesin e rajonit.

"Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në BE do të luajë një rol të madh në të ardhmen, do ta bënte rajonin më të stabilizuar edhe për arsye sigurie. Unë besoj gjithashtu edhe për arsye ekonomike dhe biznesi, për të pasur një zgjerim më të madh të BE-së nga ai që kemi sot."

Durim dhe përkushtim në këtë rrugëtim është mesazhi i zyrtarit Sllovak për qytetarët shqiptarë, duke pranuar se procesi i integrimit është i gjatë dhe shpeshherë i lodhshëm.

SHQIPËRIA ME MERITË NË BE!