Tritoli në biznesin e Noizyt, Artan Tafani: E porositi Laert Haxhiu pasi dhunuan Cllevion...

Artan Tafani i penduari i drejtësisë po dëshmon sot në procesin penal ndaj kreut të Bandës Laert Haxhiu.

Tafani po rrëfen para togave të zeza ngjarjen kriminale që lidhet me tritolin e vendosur në biznesin e reperit Noizy.

Dëshmia:

“Ka ndodhur ato ditë një sherr është zënë Kleviol Ahmetaj me Noizyn. Fillimisht në tik tok pastaj fizikisht në Durrës janë goditur. Klevioli me Laertin njihen familjarisht janë shokë. Nuk i erdhi mirë Laertit që e rrahën Klaviolin në atë mënyrë.

Tritoli në biznesin e Noizyt, Artan Tafani: E porositi Laert Haxhiu pasi

Po diskutonin, kërkonin Laertin për ti bërë diçka Noizyt për atë që bëri vendosën ti vënë tritol për rrahjen e Klaviolit. Nëna e Kleviolit dhe motra morën në telefon Lartin, ata pyesnin si e rrahën kështu, Laerti u vu në siklet, çohuni tha shkoni vijini tritol, e kishim tritolin në shpi që e mbanim.

Një kile e pak. I bashkova unë, i ngjita me ngjitës, nga ora 2:30 u nisëm ishim me Lulzim Spahinë e Lartin, Laerti tha nisuni. Morëm benzin e zi që kishim marrë te casa nova, i hoqëm targat dhe ia vumë makinës time, sepse makina ime ishte në kërkim në atë kohë. Lulzim Spahia e dinte ku do shkonim. Më orientoi, parkova te lokali një rrugicë më lart, Lulzimi qëndroi në makinë.

Lokali që ishte në kat të dytë i Noizit, ishte i hapur. Spo gjeja dot shkallët, kthehem te makina inthem spo gjej dot shkallët, Lulzimi komunikon me Laertin, i them ta vendos te lokali poshtë dyqani i rrobave, mu te dera pasi pyetëm Lartin dhe na tha vendoseni aty. E ndeza fitilin dhe ika tek makina. Pasi ikëm disa metra dëgjuam shpërthimin, i shkruajtëm Laertit që e vumë shpërtheu, dhe u kthyem në shtëpi”, ka treguar ai për trupin gjykues.