"Laerti kishte paruke dhe...", Tafani tregon tentativën e vr*sjes së Rexhep Ginës: Do vishesha me fustan, më leu e dashura e tij dhe u nisëm për në…
I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka vijuar dëshminë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke zbuluar detaje të reja për ngjarjen me tritolin e vendosur ndaj lokalit të reperit Noizy.
Ai ka deklaruar se pas ngjarjes grupi është zhvendosur në Ksamil, ku sipas tij është pohuar se akti ishte kryer dhe janë diskutuar lëvizjet e mëtejshme, përfshirë kontakte të pretenduara me struktura policore dhe përgatitje të reja të maskimeve e armëve për veprimet e grupit.
“Pas disa kohësh ikëm në Ksamil. Aty ka folur Laerti me Kleviolin në telefon. Si ka treguar që ia ka vënë ai tritolin Noizyt. Unë isha në kërkim për çështjen e Peqinit. Laert Haxhiu kishte kontakte edhe me Suel Çelën. Ai çon fjalë, thotë që kam mik shefin e policisë së krimit në Elbasan dhe do ta mbyll unë çështjen e Peqinit. Kishin një kallashnikov të shkurtër, e mbanim në shtëpi. Laerti kishte maskë plastike, një paruke bjonde, e kishte gjetur e dashura e Laertit. Blemë edhe rroba, këmishë grash. Do vishesha unë si femër me fustan të gjatë. I blenë ato gocat rrobat.
Vendosa maskën dhe më lyeu e dashura e Laertit. Makina ishte në garazh te shtëpia e vjetër, ‘Benz’ i zi. Maskën, rrobat, armët, fishekët i fus në makinë. U nisa për në Çermë të Lushnjës, Laerti ishte nisur para në Çermë. Mora Fatjon Veliun në makinë“, dëshmoi ai.
