Kukaviqi: Brezat janë si stinët, nuk mund të ekzistojnë pa njëri-tjetrin

Studentja Tea Kukaviqi ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku u diskutua mbi emancipimin, jetesën moderne dhe ndryshimet që kanë ndodhur mes brezave ndër vite.

Gjatë fjalës së saj, Kukaviqi solli një krahasim simbolik për raportin mes brezave, duke theksuar rëndësinë e mirëkuptimit dhe bashkëjetesës së tyre.

“Çdo brez, edhe këtu në këtë tavolinë sot, janë si stinët e vitit. Sepse çdo stinë ka bukuritë e veta, ka vështirësitë e veta. Por në fund të ditës, ato nuk ekzistojnë dhe nuk jetojnë dot pa njëra-tjetrën. Dhe kjo do të thotë që në vend që ne të luftojmë mes brezave, ne duhet t’i kuptojmë ato sa më mirë dhe çdo ditë e më shumë”, u shpreh e reja.