Qirici: Teknologjia dhe mbingarkesa me informacion krijojnë pasiguri te të rinjtë

Psikologia Eksena Qirici ishte e ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku u diskutua mbi emancipimin, mënyrën moderne të jetesës dhe ndryshimet që kanë pësuar brezat ndër vite.

Gjatë diskutimit në studio, Qirici u ndal te ndikimi që teknologjia dhe rrjetet sociale kanë në gjendjen emocionale të brezit të ri, duke theksuar se sasia e madhe e informacionit po krijon pasiguri dhe frikë.

Sipas psikologes, ritmi i shpejtë i zhvillimeve teknologjike dhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj informacionit ndikojnë drejtpërdrejt te mënyra si të rinjtë perceptojnë jetën, të ardhmen dhe veten e tyre.